Femrat që mbajnë syze me dioptri mund të frymojnë lirshëm, sepse trendët e syzeve nuk po bien nga popullariteti. Si pjesë e modës janë parë në shumë pista të modës, derisa me syzet duhet përmbajtur edhe disa rregullave të grimit.
HARRONI HIJET E ERRËTA
“Smokey eyes” nën syze nuk është opsioni më i mirë. Sytë thjesht do të jenë tepër të errët. Zgjidhni nuanca më të ndritshme, e nëse dëshironi dukje më dramatike, në kapakët e syve hiqni pak hije të errët.
KORNIZA E SYZEVE DHE EYELINER-I NUK GUXOJNË TË JENË NË TË NJËJTËN NGJYRË
Aplikoni eyeliner-in që ngjason me kornizën, por jo krejt të njëjtin. Për shembull, me kornizën e zezë kombinoni lapsin e syve me ngjyrë të hirtë, ezmer apo të kaltër të mbyllët, e me kornizë ezmere mbani laps të bronztë.
MOS E HARRONI DREDHUESIN E QERPIKËVE
Në mënyrë që sa më shumë të “hapni” shikimin, mos lini anash dredhuesin e qerpikëve. Me këtë pajisje ngrini qerpikët afër rrënjës dhe më pas aplikoni maskarë.
PA MASKARË NË QERPIKËT E POSHTËM
Për maskarë në qerpikët e poshtëm shumica e grimerëve thonë “jo”. Një dukje si kjo nuk tregon moshën, krejt bashkë mund të duken më keq. Ngjyra e errët dhe kornizat krijojnë hije nën sy, kështu që fytyra duket më e lodhur. Kosova Sot
EDHE LËKURA E FYTYRËS MERITON PO AQ KUJDES
Pa marrë parasysh cili është theksimi në sy, edhe pjesa tjetër e syve duhet të jetë e hatashme. Lëkurën e ushqeni para se ta aplikoni pudrën, e parregullsitë hiqni me korrigjues.
NUANCA E GABUAR E KORREKTORIT
Duke zgjedhur ngjyrën e korrektorit është e domosdoshme, në rastet me syzet, zgjidhni nuanca të verdha. Më së miri mbulojnë qeskat e errëta dhe skuqjet eventuale.
THEKSONI VETULLAT
Nganjëherë jemi të përqendruar në atë që duket nën syze, saqë i harrojmë vetullat. Le të nduken si duhet, të krehura, e mund t’i theksoni me xhel.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...