Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka komentuar mospjesëmarrjen në debat të Ramush Haradinaj, shkruan Arbresh.info
Molliqaj ka thënë se kandidati i PDK-AAK është i dobët për përballje televizive.
“Koalicioni PDK-AAK e di që kandidati i tyre është intelektualisht shumë i dobët për përballje televizive”
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të Molliqajt:
Mospjesëmarrja e Ramush Haradinajt në debat, është vendim i Kadri Veselit dhe ekipës së fushatës së PDK-së, të cilët janë të bindur që ky debat do ta dëmtonte koalicionin. Pra koalicioni PDK-AAK e di që kandidati i tyre është intelektualisht shumë i dobët për përballje televizive.
Si mund të jetë kandidat i përshtatshëm për kryeministër, një kandidat i papërgatitur për ballafaqime televizive?!
Çdo ditë po dëgjojmë për dorëzimin e koalicioneve të pazareve. Pra, çdo ditë po afrohet ngadhnjimi i VETËVENDOSJE!-s.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin