Aleanca Kosova e Re sot ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Presidenti i kësaj partie Behgjet Pacolli ka prezantuar një nga një kandidatët e AKR-së për deputet, shkruan arbresh.info
Pacolli para të pranishmëve ka thënë se kjo listë prej 22 kandidatëve përbehet nga anëtar të devotshëm të AKR-së.
“Nuk mund ta merrni me mend çfarë kapacitete përbën ky numër, nuk është vështirë të tregohet sa shumë njerëz kanë mbetur jashtë kësaj liste. Ata janë anëtarë të devotshëm që punojnë për AKR-në, por së shpejti janë zgjedhjet lokale dhe ne do të përgatitemi dhe do të prezantohemi me listën e kandidatëve për kryetar komunash dhe asamblist. Sa të rëndësishëm janë asamblistët e kemi pa edhe vetë, këtë asamblist kanë punuar në mënyrën më të mirë, sa i përket kandidatëve për kryetar të komunave ata kanë mbete jashtë, por do të kandidojnë në zgjedhjet lokale”, u shpreh Pacolli.
Pacolli ka thënë se nuk janë anashkaluar as rinia e as gratë ku sipas tij ato kanë qenë të devotshme dhe secila nga ato e ka merituar këtë vend.
“Unë nga këtu falënderoj të gjithë aktivitete e AKR-së, falënderoj udhëheqësin e degëve të AKR-së, falënderoj kryesin e nëndegëve të AKR-së, dhe ju them se ndryshimi në Kosovë po vjen. Ne së bashku do ta drejtojmë Kosovën që do të arrihet vetëm me punë, dëshira e madhe e aktivisteve qëndron, ne do ta ndryshojmë Kosovë, tani është shansi miq të dashur”, tha Pacolli.
Kjo është lista e kandidatëve të AKR-së:
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1425269937538094/
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen