Imami lutet bashkë me gruan hebreje për viktimat e Mançesterit

17:06 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Një imam mysliman dhe një grua 93-vjeçare hebreje janë lutur së bashku në një moment prekës, si shenjë uniteti në homazhet për viktimat e sulmit terrorist të Mançesterit.

E moshuara Renee Black dhe imami Sadiq Patel vendosën lule dhe u lutën për jetët e humbura gjatë vizitës së tyre tek memoriali Albert Square në Mançester, transmeton portali arbresh.info.

imami2

Black dhe Patel janë anëtarë të Forumit Ndërfetar të Blackburnit dhe kanë udhëtuar së bashku në këtë qytet për të treguar mbështetjen e tyre.

Njëzet e dy vetë u vranë dhe 119 u plagosën në shpërthimin e tmerrshëm në Manchester Arena, duke përfshirë një vajzë tetëvjeçare./Arbresh.info

imami3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme