Darka joformale më vonë sot me ‘kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit’, synon të avancojë bashkëpunimin mes tyre dhe Unionit, tha shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini në një konferencë shtypi të mërkurën, njofton MIA.
Kryeministri i sapozgjedhur dhe udhëheqësi i LSDM-së Zoran Zaev ftohet të përfaqësojë Maqedoninë në tubim, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi parë që Ballkani Perëndimor është jetik për Evropën në drejtim të sigurisë dhe parandalimit nga radikalizimi. Ne kemi bashkëpunim të fortë me ta në menaxhimin e hyrjeve të migrantëve dhe të kufijve tanë. Shpesh them që nuk po flasim për perspektivën evropiane, pasi ato (këto vende) tashmë janë në Evropë, por pikë është perspektiva e tyre për anëtarësim në BE”, tha Mogherini.
Takimi i sotëm, tha ajo, do të adresojë zhvillimin në rajon dhe se si duhet të ecë përpara.
Këtu gjithashtu do të shqyrtohen mundësitë që BE të përparojë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, të kontribuojë në avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon dhe të konsolidojë “fuqinë transformuese” të perspektivës së anëtarësimit në BE.
Në ngjarjen e sotme në Bruksel do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës./Arbresh.info
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...