Jo pa ironi kreu i LSI-së Petrit Vasili është shprehur në emisionin “Opinion” se është i gatshëm nëse dy partitë e mëdha PS dhe PD kanë dëshirë të bëjnë koalicion le ta bëjnë që përpara zgjedhjeve pavarësisht se mund të shkelet Kodi Zgjedhor.
“Të mos të presin. Le ta bëjnë që tani koalicionin. Meqë e kanë me kaq merak le ta bëjnë që tani koalicionin. Ne nuk kemi asnjë merak, LSI nuk ka asnjë merak. LSI do të dalë forcë e parë. Ta bëjnë hapur koalicionin, se po e bëjnë si “një dashuri që bëhet prapa mureve” – ka deklaruar Vasili.
Kryetari i LSI-së është shprehur se nuk e ka pyetur kryeministrin Rama për vendimet e marra pas marrëveshjes politike me Bashën, me arsyen se mjaftoi zgjidhja e krizës mes palëve.
“Unë nuk kam shkëmbyer asnjë lloj opinioni me z.Rama për këtë gjë. Kam qenë dakord me marrëveshjen, boll që kriza të zgjidhet. Nuk kam komunikuar për çështjen e marrëveshjes me z.Rama. Ka pasur një vullnet publik. Nuk është i ditës së fundit, por është i javëve më parë. Kjo është gjëja më e parëndësishme. Ne kemi thënë se mandatet tona që shërbejnë për zgjidhjen e krizës për të shpëtuar vendin nga kaosi, ne do i vëmë në dispozicion”- tha Vasili.
Kreu i LSI Petrit Vasili është shprehur se marrëveshja Rama-Basha nuk e ka zhgënjyer aspak LSI-në, por përkundrazi sipas tij është realizuar ajo që LSI priste prej kohësh. Po ashtu Vasili ka theksuar se roli i LSI-së, në këtë marrëveshje ishte kryesor, pasi marrëveshja erdhi edhe fal insistimit të saj. Vasili deklaroi se Meta dhe LSI kërkoi qeveri besime dhe ajo ndodhi dhe për këtë sipas tij nuk ka si të ndihet e zhgënjyer LSI.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...