Një operacion i gjerë antidrogës në Holandë dhe Belgjikë ka çuar në pranga 17 persona, ndërsa nën hetime janë vënë 31 persona gjithsej.
Shumica e arrestimeve janë kryer në Frame, ndërsa akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës. Policia ka sekuestruar 3 kg kokainë, 26 kg MDNMA, 1 kg kanabis, një amrë zjarri si dhe 200 mijë euro para të gatshme, si dhe është zbuluar një plantacion kanabisi.
Hetimet për organizatën kanë nisur që në vjeshtën e vitit 2014 ku janë hetuar kanalet e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Afrika dhe Amerikan në Belgjikë dhe Holandë nëpërmjet Detit të Veriut dhe portet Antwerp dhe Roterdam.
Midis të arrestuar janë shqiptarë, boshnjakë, malazezë, serbë dhe holandezë.
Aksioni i policisë u zhvillua sot (23 maj), ndërsa u angazhuan më shumë se 300 agjentë policie. Katër prej tyre janë arrestuar në Belgjikë dhe 13 në Holandë.
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe