Emergjencat Civile, Policia e Shtetit, repartet zjarrfikëse, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mjedisit morën pjesë në një stërvitje të përbashkët.
Stërvitja është kryer në kuadër të projektit të Bashkimit Europian “Europe Aid”, për të parë mënyrën dhe shkallën e reagimit kundër sulmeve me armë kimike.
Situatat e krijuara u vlerësuan maksimalisht nga strukturat përgjegjëse, që nga rrethimi i vendngjarjes, depërtimit në godinë, evakuimit të personave të lënduar, dhënien e ndihmës së parë në vend dhe deri në dezinfektimin e veshjeve të personelit dhe mjeteve të përdorura.
Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka folur për rëndësinë e këtyre stërvitjeve të përbashkëta edhe në kontekstin e situatës globale.
“Qëllimi i kësaj stërvitjeje është reagimi në situata të sulmeve me armë kimike dhe të shkatërrimit në mase, duke pasur parasysh edhe situatën globale, kur nuk mungojnë sulme të organizatave terroriste. Stërvitje të tilla bëhen edhe për të përgatitur popullatën për mënyrën se si duhet të reagojnë dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të specializuara”, ka deklaruar Prençi.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...