Në lidhje me anulimin e debatit të kandidatëve për kryeministër, ka reaguar edhe Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë që Haradinaj nuk ka guximin që të përballet me Kurtin në debatin e lartpërmendur.
Sipas Molliqajt, respektimi i ligjit për media është arsyetim i pavërtetë.
Këto komente kandidati për deputet nga VV-së, i bëri përmes një postimi në Facebook, të cilin mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Konfirmohet ajo që e shkrova para 1 ore: Ramush Haradinaj nuk guxon të përballet me Albin Kurtin të premten në Klan Kosova.
Ai tërhiqet nga debati me arsyetimin se po e respekton ligjin për medie.
Ramush, pranoje që s’po guxon. Se për ligj, ja e ke shkelë ti ja s’di kush.
P.S. Ligji nuk i ndalon debatet para fushatës. Arsyetimi është i pavërtetë” ka shkruar Dardan Molliqaj.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...