Ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e qeverisë Edi Rama i kemi parë të debatojnë ashpër gjatë seancave plenare, jo vetëm në legjislaturën që po mbyllet, por edhe më parë. Por ndonëse për 3 muaj opozita nuk ka qenë e pranishme në Kuvend, për shkak të bojkotit dhe protestës, komunikimi mes tyre duket se nuk ka munguar.
Madje nuk ka qenë një komunikim i ashpër me debate e replika, por “miqësor” dhe këshillues. Të paktën kështu ka qenë nga ana e ish-kryeministrit Berisha, siç e thotë vetë ai në studion e “News 24” në emisionin “Studio e Hapur”.
Berisha ka rrëfyer se gjatë kësaj periudhe, por edhe pas arritjes së marrëveshjes ka shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Rama duke iu referuar edhe situatës politike në vend.
“I kam thënë se duhet të ndryshojë qëndrim. I kam shkruar për ecurinë e situatës politike, por edhe mesazhe të tjera. I kam dërguar SMS edhe pas marrëveshjes” , tha Berisha.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...