Google ADS

“PDK e solli modelin e vjedhjes së votave në vend”

23:16 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Kajtazi ka thënë se vjedhjet në zgjedhjet e 9 qershorit nuk përjashtohen.

Vehbi Kajtazi ka thënë se vjedhjet në zgjedhjet e 9 qershorit në Kosovë nuk përjashtohen pasi që  në Kosovë është fenomeni i “trenit bullgar”  dhe se këtë model të të vjedhje së votave e ka sjellur PDK-ja, shkruan rtv21.tv

“Ka pasur njerëz në Shqipëri që i ka trajnuar se si vjedhet vota dhe i ka sjellur në Kosovë dhe ata njerëz i kanë trajnuar pastaj të tjerët dhe në këtë mënyre është vjedhur vota në mënyre masive dhe është manipuluar rezultati”, ka thënë Kajtazi.

Kajtazi tutje tha se ekziston edhe rreziku i prishjes së fletëvotimet, pasi që komisionerët përdorin metoda të ndryshme sa për t’iu bërë ndonjë vijë fletëvotimeve dhe t’i shpallin të pa vlefshme. Kajtazi tha se këtë komisionerë punojnë për partitë e caktuara politike’/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme