Komiteti Olimpik i Kosovës ka diçka speciale për Uta Ibrahimin

22:45 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Femra e parë shqiptare e cila e ka arritur majën e Monteverestit është Uta Ibrahimi, përcjellë Arbresh.info.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka uruar Utën për suksesin madhështorë si alpiniste, ku edhe ngriti flamurin Kombëtar si dhe atë të Kosovës. /Arbresh.info

Mesazhi i KOK-ut

“Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin madhështor të alpinistes, Uta Ibrahimi.Ajo me vetëbesim të madh dhe përkushtim, arriti ta pushtojë majën më të lartë në botë, Everestin, duke arritur sukses kulmor.Uta ngriti lartë flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar. Ajo është një tjetër dëshmi se femrat kosovare dita ditës po ia zbardhin fytyrën Kosovës, me të arriturat e tyre në sport”, shkruan KOK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme