Rita Ora, Naomi Campbell dhe Nicole Kidman ishin disa nga emrat që morën pjesë në festimin e 70 vjetorit të Festivalit të Filmit në Kana.
Yjet nga bota e filmit, muzikës dhe modës u shfaqën për të festuar ditëlindjen e rëndësishme të festivalit në Palais des Festivals të martën në mbrëmje, transmeton arbresh.info.
Këngëtarja britanike Rita Ora u shfaq e veshur në një fustan shumë tërheqës dhe të tejdukshëm në qilim të kuq, e që padyshim mori vëmendjen e të gjithëve me magjinë e saj.
Ajo kishte theksuar edhe belin e ngushtë teksa pozonte në qilimin e kuq në Palais des Festivals.
Yjet e tjerë si Marion Cotillard, Elle Fanning, Jessica Chastain, Salma Hayek, Diane Kruger dhe Tilda Swinton u shfaqën po ashtu në këtë festival.
Ndërsa gjatë ditës, yjet e filmit u mblodhën për të shënuar një minutë heshtje në nder të viktimave të sulmeve terroriste të Manchester./Arbresh.info
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell