Zyrtare: Ky futbollist nga Kosova rikthehet në Kombëtaren shqiptare (FOTO)

22:26 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Edhe pse zyrtarisht, grumbullimi i përfaqësueses shqiptare do të fillojë më 1 qershor, për ndeshjen e 11 qershorit kundër Izraelit dhe për miqësoren ndaj Luksemburgut (më 4 qershor), disa nga futbollistët që kanë përfunduar me klubet e tyre po mbahen nën vëzhgimin e stafit kuqezi.

Në Tiranë, dy lojtarët e parë që kanë mbërritur janë dy mesfushorët Migjen Basha, lojtar i Barit, dhe Ermir Lenjani, lojtar i Nantes, të dy nën urdhrat e përgatitësit atletik, Alberto Bela, dhe ndihmësit të Gianni de Biasit, Ervin Bulku – njofton Top Channel.

Nëse Basha është një lojtar, i cili grumbullohet thuajse në të gjitha ndeshjet e përfaqësueses sonë, për Lenjanin bëhet fjalë një rikthim, edhe pse prania e tij në këto seanca stërvitore nuk konfirmon zyrtarisht përfshirjen në listë për ndeshjen zyrtare.

Gjithsesi, aktivizimi i Lenjanit prej vetëm 114 minutash me Nantes në të gjithë sezonin, tregon edhe njëherë emergjencën dhe vështirësitë që do të ketë De Biasi në këtë ndeshje të radhës zyrtare, sa i përket lojtarëve.

Kujtojmë që në këtë ndeshje, deri tani nuk do të jenë zyrtarisht Ansi Agolli, për shkak kartonësh, dhe portieri Etrit Berisha, i cili me kartonin e kuq kundër Izraelit në “Elbasan Arena” u pezullua dy ndeshje, atë me Italinë dhe ndeshja e kthimit sërish me Izraelin, si mysafir.

ermir-lenjani

Të ngjashme