Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka njoftuar se në Ambasadën e Kosovës flamuri shtetëror është ulur në gjysmështizë si shenjë nderimi për viktimat e sulmit terrorist në Mançester.
Të martën në mbrëmje u vranë së paku 22 persona nga një shpërthim në një koncert të Ariana Grandez.
Tani Greiçevci ka njoftuar në Facebook për uljen e flamurit në gjysmështizë dhe ka thënë se populli i Kosovës mbështet popullin britanik në këto ditë të vështira.
“Flamuri i Kosovës u ul në gjysmështizë sot për të nderuar viktimat e sulmit të tmerrshëm terrorist në Manchester”, thuhet në njoftimin e tij./Arbresh.info/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin