E ftuar ne Rrokum Roll te TV Rrokum, ish deputetja e LDK’s, Vjosa Osmani, e ka komentuar kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër nga radhët e LDK’s.
“Ka ardhur koha qe me i përkrahë kandidaturat e njerëzve qe e tregojnë Kosovën si një vend normal evropian, prandaj nuk e di a ka portretizim ma te mire me Avdullah Hotin se kjo”, vlerëson Osmani.
Madje, Osmani thotë se, s’kishte me pranuar me qenë pjesë e një ekipi, nëse s’kishte me qenë kandidati i duhur.
Ne anën tjetër, Osmani e pranon se Avdullah Hoti ka qenë promotori kryesor për përfshirjen e saj ne listën e LDK’s. Per mos përfshirjen e disa deputeteve nga legjistratura e kaluar, Osmani ka thanë se deputetë si Bulliqi e Rexhepi janë simbol i rezistencës ne LDK.
“Janë nder themeluesit dhe nder njerëzit e parë qe kanë kontribuar ne degët e tyne, ndërsa nëse unë jam sot ne këtë liste, jam pikërisht edhe për këta qe s’jane përfshirë”, shprehet Osmani.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek