“Bashkimi Europian duhet të gjejë mënyra për të bashkëpunuar ngushtë në lidhje me migracionin, sigurinë, politikën e jashtme dhe ekonominë, pa pritshmëri mbi ndryshimet e traktatit të BE-së”, ka deklaruar Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Shaeuble.
Në fjalimin e tij në Universitetin Katolik të Lueven, Belgjikë, ai shtoi se ndan shumë pikëpamje me Presidentin francez, Emmanuel Macron, mbi atë se si duhet të forcohet BE-ja, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, ai ka shtuar se mund të mos ketë mbështetje të mjaftueshme popullore mbi miratimin e ndryshimeve të rregullave të BE-së.
“Duhet të gjejmë një zgjidhje pragmatike”, tha ai. “Nëse shumica nuk janë për ndryshimin e traktatit, ne do të duhet ta bëjmë arë përmes marrëveshjeve ndërqeveritare ose bashkëpunimit të zgjeruar.”
Përsa i përket migracionit, sigurisë, politikës së jashtme dhe ekonomisë, ai tha se BE-ja ishte më efektive kur të gjitha vendet vepronin së bashku./Arbresh.info
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...