Padyshim se njëra ndër ngjarjet që mori vëmendjen e të gjithëve ishte koncerti i Ariana Grandes mbrëmë.
Në koncertin e mbrëmshëm të këngëtares, Ariana Grande, humbën jetën 22 persona dhe u lënduan mbi 50 të tjerë, pas një sulmi që dyshohet të jetë terrorist, shkruan arbresh.info.
E në lidhje me këtë ngjarje të tmerrshme nuk kishte se si të mos reagonin edhe shumë fytyra të njohura publike.
Kësaj here ishte Kim Kardashian ajo e cila shprehi dhimbjet dhe ngushëllimet e saj rreth këtij sulmi.
Ajo këtë e bëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Unë jam duke u lutur për të gjithë në Manchester. Kjo është me të vërtetë është kaq pa kuptim dhe thyerje e zemrës. Unë nuk mund ta imagjinoj frikën dhe agoninë që këta prindër duhet të kalojnë për kërkimin e fëmijëve të tyre. Koncerte duhet të jenë një vend ku mund të lihen të lirë dhe të argëtohen. Është kaq e frikshme të mos ndihesh i sigurt në këtë botë. Zemra ime shkon tek Ariana Grande, dhe i them të dua ?”, ishte mbishkrimi në fotografinë e publikuar nga Kardashian.
Për këtë ngjarje u shprehën edhe Kendall Jenner, Dwayne Johnson, Bruno Mars, Ellene DeGeneres, Shawn Mendes, Selena Gomez, Ellie Goulding, Fifth Harmony, Pink./Arbresh.info
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant