Një shqiptar 31 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga agjentët e Policisë së Riminit pasi mbi të rëndonte akuza për vrasje të mbetur në tentativë.
Ai akuzohet për ngjarjen e ndodhur më 2 maj të vitit të kaluar në Miramare ku goditi me thikë pranë zemrës një bashkëatdhetar.
Emigranti, ngiste makinën e ish-të dashurës, kur i doli përpara rivalit të tij në dashuri, ndërsa ai ecte me biçikletë, dhe e goditi me një thikë 12 cm të gjatë në gjoks.
Shqiptari tjeter mbeti i lenduar rende. 32 vjeçari, në fakt, atehere, ishte i bindur se e dashura e tij po e tradhetonte me të plagorusin dhe ka vendosur të bëjë vetë drejtësi.
Ai eshte i njohur tashmë për policinë, teksa qendronte në Itali vetëm me vizë turistike, pa punë dhe kishte lidhje me botën e drogës. /albeu.com/
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...