Hulumtimet kanë treguar që femrat që kanë grupin e gjakut 0 kanë më pak rezerva të vezëve sesa femrat me grup tjetër të gjakut.
Ekspertët amerikanë kanë zbuluar se te femrat të cilat e kanë grupin e gjakut O, rreziku nga vështirësia e mbetjes shtatzënë është i dyfishtë në raport me femrat me grup tjetër të gjakut.
Në bazë të kësaj, këshillojnë ekspertët, femrat do të mund të marrin vendimin se a duhet t’i kushtohen karrierës apo formimit të familjes, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet kanë treguar që femrat që kanë grupin e gjakut O kanë më pak rezerva të vezëve sesa femrat me grup tjetër të gjakut. Rezervat e vezëve të shëndosha gjatë viteve zvogëlohen – foshnja femër ka edhe deri në dy milionë, ndërkaq në pubertet rreth 400.000, ndërkaq në moshën 40 vjeç janë vetëm disa qindra sosh.
Ekspertët kanë konstatuar që femrat me grupin e gjakut A dhe AB janë të mbrojtura nga mungesa e vezoreve të shëndosha. Mirëpo, te ato me grupin e gjakut 0 është i shprehur rreziku i shtuar i zvogëlimit të rezervave të vezëve.
Femrat me grupin e gjakut O nuk kanë antigjenet A dhe B.
Lidhja midis grupit të gjakut dhe vështirësive të caktuara shëndetësore tashmë është e njohur.
Te njerëzit me grupin e gjakut A dhe AB është i shprehur rreziku më i madh nga sulmi në zemër apo në tru, ndërsa te ata me tipin O është i shprehur rreziku më i madh nga artritisi dhe infeksionet e caktuara të lukthit
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...