Kur futet në shtetin e Kosovës një klub që njihet si klubi famëkeq serb, Cërvena Zvezda, nuk ka më keq.
Ky klub zhvilloi ndeshje kinse humanitare në periferi të Prishtinës pikërisht në stadiumin ‘Dragan Xhajiq’ në Graçanicë.
Ata shënuan fitore me rezultat 4:0 ndaj Graçanicës, por ajo që është neveritëse, e papranueshme, në faqen e klubit serb u raportua për një mikpritje të ngrohtë në Graçanicë dhe sipas tyre në Kosovo i Metohiju.
Skandal pas skandali, në faqen e këtij klubit famëkeq raportohet se me mijëra tifozë të krahinës jugore të Serbisë ishin në stadium dhe krijuan atmosferë.
Në stadium flamuj të Serbisë, himni i Serbisë dhe thirrje Kosova është Serbi. A është ky sinjali i fundit edhe për Federatën e Futbollit të Kosovës, se duhet të protestojë ashpër në asociacionin më të lartë Evropian, UEFA.
Pse u lejua klubi famëkeq të futet në territorin e Republikës së Kosovës. Të gjithë e dimë që Graçanica nuk garon në garat e Republikës së Kosovës. Por ndodhi marrja e madhe afër kryeqytetit të Kosovës.
Vjen një klub famëkeq dhe luan një ndeshje humanitare, me provokime e përtej provokime.
Askush nuk është kundër një ndeshje humanitare, por gjithsesi duhet të zhvillohet sipas asaj që e kërkon rendi e rregulli, pra në një shtet siç është Kosova dhe jo të vijnë e të na quajnë Krahinë Jugore.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë