Ministri i Financave në detyrë Avdullah Hoti, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar për Programin e Reformave në Ekonomi, mori pjesë në takimin ‘Economic and Financial Affairs Roundtable’.
Hoti, bashkë me ministrat tjerë të Ballkanit miratuan konkluzionet e përbashkëta të këtij dialogu.
Programi për Reforma në Ekonomi paraqet nivel të rëndësishëm të komunikimit mes Kosovës dhe BE-së, përmes të cilit Kosova raporton mbi Qeverisjen Ekonomike sipas Procesit të Semestrit Evropian i cili synon të përgatisë vendet pjesëmarrëse për arritjen e kritereve të Kopenhagës. Ky dialog është shtylla kryesore mbi të cilën mbështetet përafrimi i qeverisjes ekonomike të shteteve kandidate me atë të BE-së, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Përfaqësuesit e Komisionit Evropian theksuan se përkushtimi dhe angazhimi politik nga të gjitha shtetet e rajonit, është kyç për përmbushjen e obligimeve që dalin nga ky proces, dhe u evidentua që ato vende që kanë iniciuar reforma ambicioze janë ato vende që kanë rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Prandaj, duke i falënderuar vendet për reformat dhe propozimet e tyre, u bë thirrje që të zbatojnë në mënyrë efektive të gjitha reformat e filluara në përgjithësi dhe reformat e propozuara si pjesë e këtij dialogu në veçanti. Kjo me qëllim që të tejkalohen sfidat strukturore me të cilat përballen shtetet e rajonit, për të përafruar kështu qeverisjen e tyre ekonomike me atë të shteteve të Bashkimit Evropian.
Kosova qëndron mirë krahasuar me rajonin në çështjet si niveli i borxhit publik dhe niveli i kredive jo-performuese, ndërkaq mbetet të punohet më tepër në mbikëqyrjen e rregullave fiskale në fuqi. Rajoni në përgjithësi duhet të punojë më tepër në luftimin e ekonomisë joformale, reformimin e sektorit të energjisë, si dhe rritjen e fleksibilitetit të tregut të punës- veçanërisht punësimin e rinisë.
Përfaqësuesi nga Banka Qendrore Evropiane thekson rëndësinë e aprovimit të kornizave makroprudenciale, gjë që Kosova e ka bërë së fundmi, ndërkaq duhet të vazhdohet me avancimin e instrumenteve analitike në shërbim të Bankave Qendrore.
Avdullah Hoti në cilësinë e kryesuesit të delegacionit falënderoi Komisionin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane për vlerësimin e ERP-it si një dokument kualitativ për nga aspekti analitik. Po ashtu, Ministri Hoti falënderoi KE-në për vlerësimin e tyre që Kosova ka propozuar reforma ambicioze dhe më mirë të strukturuara, gjë që mbështet Kosovën në mbajtjen e normave të rritjes ekonomike ndër më të lartat në rajon.
Vlerësimi i ERP-së dhe rekomandimet përkatëse do të publikohen në faqen zyrtare të Komisionit Evropian pas datës 23 maj, kur planifikohet të miratohen konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare.
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje