Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një bashkëbisedim me gratë ku ka parashtruar projektin e Fillimit të Ri për fuqizimin e tyre.
Ai ka thënë se Fillimi i Ri ka dy prioritete, duke veçuar zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e grave.
“Platforma e Fillimit të Ri do të bëhet në dy drejtime: e para në fuqizimin ekonomik, dhe prioritet do të ketë rolin e gruas dhe marrjen e përgjegjësisë në vendimmarrje”, ka thënë Veseli, raporton lajmi.net
“Askush nuk do të ndalë që gruaja në Kosovë ta ketë rolin e shenjtë që e ka në familje. Askush nuk mudn të cenojë të drejtat e grave, kur dihet se pikërisht gratë kanë qenë edhe pjesëmarrëse në luftën për liri dhe shtetndërtim të Kosovës”, shtoi Veseli.
Ai ka thënë se do të punohet që të ketë barazi ndërmjet dy gjinive, pasi si djali si vajza janë të njejtë dhe duhet të kenë shanse të barabarta për shkollim dhe trashëgimi.
“Barazia duhet të jetë e domosdoshme. Si djali dhe si vajza duhet të kenë trashëgimi dhe kjo nuk duhet të kontestohet”, shtoi Kadri Veseli.
Në këtë takim folën edhe ministrja në detyrë e drejtësisë, Dhurata Hoxha, dhe anëtarja më e re e PDK-së, Arbana Xharra.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...