Në një konferencë për media të martën, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se KQZ-ja ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore për t’iu mundësuar me email të aplikojnë pjesa që janë jashtë vendit, që nuk është paraparë me ligj, por që një gjë e tillë i është mundësuar mërgatës që të aplikojë për regjistrim.
Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së, tha se vërehet qartë që ka një interesim shumë më të madh të mërgatës në krahasim me zgjedhjet tjera.
“Sa i përket votimit jashtë vendit, KQZ duhet të merr masa që periudha e votimit të përmbushet me efikasitet”, ka thënë Rrustemi.
Duke folur për pranimin e 3890 personave nga Serbia, ai tha se KQZ duhet të bëjë pezullimin, për të siguruar se në çfarë mënyre kanë ardhur në Kosovë dhe po ashtu për t’u siguruar se këta votues janë të ligjshëm.
Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së, ka thënë se ditën e zgjedhjeve duhet të votojnë vetëm ata që janë në listë votuese.
“Shërbimi përkatës do t’ju kthej përgjigje. Sekretariati duhet të vazhdojë në përgatitje”, ka thënë Gjoshi.
Ndërsa, Sami Hamiti, ka bërë të ditur se përmes emailit mund të aplikojë vetëm një person dhe se KQZ-ja iu ka përmbajt afateve.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?