Trump do të bëjë gjithçka për paqen në Lindjen e Mesme

16:25 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të bëjë diçka për të ndihmuar izraelitët dhe palestinezët për të arritur paqen.

Në bisedimet me Mahmoud Abbas, ai foli se ishte i kënaqur që lideri palestinez ishte përkushtuar për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në luftimin e terrorizmit, transmeton portali arbresh.info.

Kjo është dita e fundit e vizitës së presidentit amerikan në Lindjen e Mesme.

Në të dy Gazën dhe Bregun Perëndimor të okupuar, palestinezët kanë mbajtur protesta kundër udhëtimit dhe në mbështetje të një greve urie nga të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme