Google ADS

Abrashi pas publikimit të listës: Kemi krijuar ekip të aftë për rezultate

14:53 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

LDK lëshoi sot listën e kandidatëve për legjislaturën e ardhshme për Kuvendin e Kosovës.

“Lista e kandidatëve sjell së bashku profesionistë të dëshmuar me përvojë, duke e bërë qeverinë tonë të punojë për të mirën e vendit dhe krijimin e vendeve të punës për të gjithë njerëzit në Kosovë – jo vetëm për vendet e punës për politikanët, kanë thënë udhëheqësit e LDK-së”, thuhet në një deklaratë për media të LDK-së, transmeton arbresh.info.

Arban Abrashi nga LDK ka thënë se këto janë kohë serioze në Kosovë dhe kërkojnë zgjidhës të problemeve serioze që dinë të krijojnë kushtet e duhura për vende të reja të punës dhe një ekonomi më të fortë për kombin tonë.

“Shumë politikanë shqetësohen më shumë për Statusin e tyre, egon e tyre dhe vendet e tyre në renditjen e një liste politike, por kjo nuk është si ne mendojmë në LDK, ne kemi krijuar një ekip që nuk është vetëm i aftë për të dhënë rezultate, si 40,000 vende të reja pune gjatë periudhës tonë të shkurtër të qeverisjes, por gjithashtu LDK-ja punon së bashku për të mirën e Kosovës. Koha për të folur ka përufunduar, tani është koha për veprim”, ka thënë Abrashi./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme