Manchester City raportohet se ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë funta për të nënshkruar me yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Reprezentuesi i Kilit është këshilluar nga të gjithë të largohet nga “Topçinjtë” këtë verë pas dështimit për të rinovuar kontratën me klubin në ‘Emirates’, transmeton portali arbresh.info. Sanchez, i cili ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale, ka qenë duke u kërkuar nga një numër i madh klubesh, përfshirë Paris Saint Germain dhe Chelsea.
Sipas raporteve të fundit, Sanchez ka pranuar oferta nga Manchester City dhe gjiganti në Bundesliga – Bayern Munich, por mësohet se 28-vjeçari preferon transferimin në ‘Etihad’ për të luajtur nën udhëheqjen e Pep Guardiolas.
Sidoqoftë, agjenti i tij besohet se është duke kërkuar më shumë të arrijë marrëveshjen me Bayernin.
Sanchez ka shënuar 24 gola në Premierë Ligë brenda 38 paraqitjeve këtë sezon./arbresh.info
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë