Serbia e gatshme të pengoj anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

13:26 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskovic ka paralajmëruar se Serbia është e gatshme për luftë diplomatike për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Këtë deklaratë, Tanaskovic e ka bërë si kundërpërgjigje ndaj synimeve të Kosovës për të aplikuar sërish këtë vit për anëtarësim në këtë organizatë të madhe, transmeton arbresh.info.

“Nëse Prishtina vendos që këtë vit të rinovojë kërkesën për pranim në UNESCO, Serbia është e gatshme për një luftë diplomatike për të ndaluar këtë veprim ligjor, politik, kulturor dhe moralisht të papranueshëm”, ka thënë Tanaskovic./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme