Google ADS

Arbresh.info sponsor medial i Hacktivity në Budapest

12:37 | 23 Maj 2017
arbresh.info

Hacktivity 2017, është konferenca e 14-të me radhë dhe kësi soji konsiderohet si konferenca më e vjetër dhe më e ndërkombëtarizuar jo vetëm në Hungari por në mbarë Evropën për fushën e IT sigurisë. Kjo konferencë e njohur me emrin Hacktivity edhe këtë vit do të mbahet në Budapest të Hungarisë. Arbresh.info edhe këtë vit është sponsor medial i konferencës më e madhe të hakerëve në Evropën Qendrore dhe atë Lindore.

screenshot_13

Me 20 dhe 21 tetor, do të ketë folës nga më të njohurit nga fusha e IT sigurisë. Të arrish të prezantosh në këtë konferencë konsiderohet si arritje profesionale e ekspertëve nga fusha e IT sigurisë, prandaj është bërë tashmë traditë që folësit e interesuar për të prezantuar në konferencë të aplikojnë për tu përzgjedhur si folës.

Këtë vit pritet që të ketë më tepër aplikues se sa në vitet e kaluara dhe nga shtete të ndryshme të cilët do ti nënshtrohen përzgjedhjes nga një juri profesionale,shkruan portali arbresh.info.

Përveç folësve që do të përzgjidhen nga juria, ashtu edhe sikurse në konferencat e viteve të kaluara do të ketë folës të ftuar nga organizatorët, e të cilët janë persona nga më të njohurit nga fusha e IT Sigurisë.

Organizatorët do të publikojnë listën e folësve të tjerë gjatë javëve në vijim por duke ditur emrat e folësve që kanë folur në konferencat e mbajtura gjatë viteve të kaluara besojmë se edhe këtë vit kjo konferencë do të jetë e jashtëzakonshme dhe me folës nga më të njohurit nga fusha e IT Sigurisë, kështu që ky është një rast ideal për ekspertët dhe të a pasionuarit shqiptar të sigurisë kompjuterike, që të marrin pjesë në këtë konferencë kaq të njohur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme