Sulmi i dyshuar vetëvrasës që la të vdekur të paktën 22 persona e më shumë se 50 të plagosur është më i fundit nga një seri sulmesh në Britani.
Policia britanike thotë se incidenti është duke u trajtuar si akt terrorist, por deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Manchester Arena, transmeton portali arbresh.info. Kryeministrja britanike Theresa May ka dënuar aktin duke e quajtur një “sulm të tmerrshëm terrorist”.
Ky sulm është duke u cilësuar si më i keqi në Britani që kur katër myslimanë britanikë vranë 52 persona në sulme vetëvrasës në sistemin transportues të Londrës në korrik të 2005.
Vetëm dy muaj më parë me 22 mars 2017, pesë persona humbën jetën dhe më shumë se 50 u lënduan, kur një person goditi me makinë kalimtarët në urën e Uestministerit në Londër para se të përplasej më një gardh në afërsi të Parlamentit.
Sulmi i sotshëm është sulmi i tretë i madh në Britani që nga viti 2005. Dy sulmet e tjera ishin bombardimet e Londrës 7/7 dhe sulmi në urën e Uestministerit./Arbresh.info
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...