Partitë e mëdha politike kanë nisur t’ia hapin “grykën thesit me para” për fushatën parazgjedhore.
Përpos fondeve që i marrin nga buxheti i shtetit, shuma të mëdha marrin edhe nga bizneset, të cilët më pas i favorizojnë në tenderët institucionalë, shkruan sot, gazeta Zeri.
Përderisa KQZ-ja ka rrumbullakuar shpenzimet në shifrën prej rreth 900 mijë eurove, subjektet politike vazhdojnë të mos jenë transparente sa i përket mënyrës së financimit.
Kështu konsiderojnë monitoruesit e financimit të partive politike, të cilët thonë se në Kosovë mungojnë mekanizmat e duhur të kontrollit për ndalimin e keqpërdorimeve financiare.
Ndërkohë, analistët politikë vlerësojnë se fondi i partive politike është shumëfish më i madh sesa shuma që marrin nga buxheti i Kosovës. Ata madje nuk përjashtojnë mundësinë që disa prej partive financohen nga bizneset e mëdha në Kosovë.
Megjithëkëtë, deputetë nga koalicioni PDK-AAK-“Nisma” thonë se i gjithë financimi bëhet në mënyrë transparente, kurse “Vetëvendosja” ka bërë të ditur se fushatën do ta financojë nga kursimet e fondit vjetor dhe nga kontributet e qytetarëve.
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...