Greqia dështon të sigurojë këstin e ndihmës 7.5 miliardë euro

07:49 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Greqia ka dështuar të sigurojë një marrëveshje për të zhbllokuar këstin e ardhshëm të ndihmës shumë-miliardëshe, pasi bisedimet me ministrat e financave të Eurozonës u ndërprenë.

Kreu i Eurogrupit, Jeroen Djisselbloem tha se kishte ende një hendek të madh mes\”asaq që mund të bëhet dhe asaj që duhet të bëhet”.

Gjithsesi, Djisselbloem tha se palët ishin shumë afër një marrëveshjeje dhe se bisedimet jozyrtare pritet të vazhdojnë deri përpara takimit të Eurogrupit, më 15 qershor.

Takimi në Bruksel kishte për qëllim të vendoste nëse Greqia kishte bërë sa duhet për të marrë një kredi prej 7.5 miliardë eurosh, për lehtësimin e borxhit.

Këto para janë jetike për Greqinë, për të shlyer këstin e borxhit në korrik dhe për të siguruar fondet, grekët kanë ndërmarrë një sërë reformash ekonomike.

FMN dhe Gjermania, roportohet të kenë rënë dakord për të ndihmuar Greqinë në lehtësimin e borxhit të vendit, pasi programi i saj i shpëtimit përfundon vitin e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme