Google ADS

6 llojet e obezitetit që njihen deri më sot dhe shkaktarët e tyre

07:36 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

E dimë se obeziteti nuk është vetëm një problem estetik, por edhe shëndetësor. Ai konsiderohet një situatë jonormale, ku ka depozitim të tepërt të yndyrës në trup që vjen si pasojë e marrjes së mbisasisë ushqimore.

Personat shumë mbi peshë kanë vështirësi me rrugët e frymëmarrjes dhe janë në rrezik të ekspozuar ndaj diabetit. Duke filluar nga lloji i obezitetit që mund të keni apo mund t’ju formohet ju duhet të dini shkaktarët kryesorë që shkaktojnë dhjamosjen në një zonë të caktuar. Jo të gjitha llojet e obezitetit janë të njëjta dhe vijnë nga të njëjët faktorë. Shkencëtarët identifikojnë 6 lloje obeziteti, ku depozitimi i yndyrës ju përqëndrohet më shumë në disa zona të trupit se në disa të tjera.

1.Obeziteti i lidhur me pasivitetin- Depozitimi i yndyrës në këtë rast përqëndrohet kryesisht në pjesën e sipërme të trupit, duke filluar nga vithet e deri në fytyrë. Arsyeja e këtij lloj obeziteti, përveç konsumimit të kalorive të shumta është edhe mënyra pasive e jetesës dhe mungesa e theksuar e lëvizjes apo aktivitetit fizik.

2.Obeziteti i lidhur me ushqimin- Në këtë rast, depozitimi i yndyrës përqëndrohet rreth zonës së barkut. Ky është një tregues i një diete të varfër dhe të pashëndetshme, të mbushur me sheqer, kripë dhe yndyrna.

3.Obeziteti i lidhur me problemet e mbingrënies për shkak të stresit/depresionit- Në llojin e tretë të obezitetit, yndyra depozitohet fillimisht në bark e pastaj vazhdon nga vithet e deri në gju. Sipas ekspertëve, shkaku më i zakonshëm i këtij obeziteti është mbingrënia nga simptomat që lidhen me depresionin dhe ankthin. Ky lloj obeziteti është më i zakonshëm tek gratë.

4.Obeziteti i lidhur me qarkullimin e gjakut- Qarkullimi venoz është një nga shkaktarët e mbipeshës, e cila në shumicën e rasteve është e lidhur me gjenetikën ose me mënyrën e jetesës. Gjenet luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e yndyrës vetëm në zonën e stomakut. Kjo gjë çon edhe në ngadalësimin e metabolizmit. Alkooli është një faktor që e përkeqëson situatën në këto raste, stërvitja e muskujve të barkut do të ishtë një zgjidhje shumë e mirë.

5.Obeziteti i lidhur me gjenetikën- Ky lloj obeziteti është i lidhur me depozitimin e yndyrës në pjesën e poshtme të trupit, duke filluar nga vithet e deri në pjesën e poshtme të këmbëve. Arsyeja kryesore e depozitimit të yndyrës në këtë zonë është gjenetika dhe gjithashtu qarkullimi i dobët i gjakut në këtë zonë. Trupat që ju depozitohet yndyra në këtë zonë janë më të prekur edhe nga formimi i celulitit. Këta njerëz duhet të ushqehen shëndetshëm, duhet të shmangin ushqimet që ndikojnë në mbajtjen e ujit në trup, duhet të shmangin alkoolin dhe kafeinën gjithashtu.

6.Obeziteti i lidhur me glutenin- Ky lloj obeziteti është i lidhur me depozitimin e yndyrës në pjesën e barkut, kurrizit dhe gjoksit. Arsyeja më e zakonshme e këtij lloj obeziteti është e lidhur me reagimin e keq ndaj glutenit. Kjo ndodh më shpesh tek gratë në periudha të çekuilibrit hormonal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme