Një ditë e mirë nuk duket që në mëngjes, por që në momentin që shtrihemi për të fjetur.
Cilësia e gjumit ndikon në produktivitetin dhe humorin tonë dhe sapo hapim sytë në mëngjes mund të dallojmë nëse një ditë do të jetë e mirë apo jo. Nëse prej kohësh zgjoheni të lodhur, duhet të lexoni arsyet e mëposhtme. Njëra prej tyre mund të jetë duke ju shteruar energjitë gjatë natës
Acidi refluks
Nëse vuani nga acidi refluks mund të ndodhë të zgjoheni disa herë brenda natës duke bërë që në mëngjes të ndiheni të lodhur dhe të keni një shije të hidhur në gojë.
Bruksizëm
Nëse gjatë natës ju kërcisni dhëmbët, gjendje e njohur me termin bruksizëm, në mëngjes do të ndiheni të lodhur dhe në rastin më të keq do të zgjoheni me dhimbje koke.
Gërhitja
Ashtu si bruksizmi, gërhitja gjithashtu mund t’ju shterojë energjitë gjatë natës.
Konsumi i alkoolit
Është e vërtetë që pirja e alkoolit mund të nxisë përgjumje, por ekspertët thonë se alkooli mund të prishë ciklet tuaja normale të gjumit.
Pozicioni i gabuar mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje shpine qafe e koke.
Përdorimi i telefonit, tabletit apo laptopin natën mund të shkaktojë gjithashtu lodhje në mëngjes.
Kjo ndodh për shkak të ngjyrës blu që emeton ekrani i celularit apo i pajisjeve të tjera, e cila pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...