Pas raportimit për dy shpërthime në Manchester Arena, policia është mobilizuar së bashku me ambulancat dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.
Gjithashtu dy helikopterë janë parë mbi zonën ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa policia ka kërkuar që të shmanget zona, transmeton lajmi.net
Një banore e vendit ku ka ndodhur shpërthimi ka rrëfyer duke treguar se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në banesën e saj 4 blloqe larg vendit ku po mbahej koncerti.
Një tjetër vajzë e cila ishte prezente në koncert tregon se janë dëgjuar dy zhurma të mëdha dhe pastaj të gjithë ishin në gjendje të lartë paniku.
Ende nuk dihet se çfarë është në realitet duke ndodhur në Manchester.
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...