Duke folur pas seancës së sotme plenare ku u votuan komisionet ad hoc të Vettingut, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se ky është një moment fantastik në jetën e tij politike.
Kreu i qeverisë u shpreh se ky moment të bën se ky moment të bën të thuash me plot gojën se politika është vërtet një forcë për mirë kur përdoret për qëllime të mira.
“Kemi punuar dhe kemi luftuar shumë për t’ia dalë dhe dua t’u them se e kam pritur shumë këtë moment kur do dilja nga dera e parlamentit dhe do t’u thoja shqiptarëve që Vetingu do të fillojë, që gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar i kanë ditët e numëruar dhe që tanimë reforma në drejtësi nuk ndalet.
Është një moment edhe personalisht shumë emocionues sepse të bën të thuash me plot gojën se politika është vërtet një forcë për mirë kur përdoret për qëllime të mira dhe ato që bën politika në të mirë të njerëzve nuk i bën asgjë tjetër, natyrisht kur mendon për të mirë të njerëzve”, tha Edi Rama.
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike