Koreja Veriore ka premtuar se do të ‘hedh në erë’ Amerikën, të cilën e ka përshkruar si ‘vendi i terroristave dhe perandoria e të keqës’.
Shteti i izoluar nën udhëheqjen e Kim Jong-un ka bërë një kërcënim serioz kundër ‘armiqëve’ të tij perëndimore, duke venë theks mbi Uashingtonin, Seulin dhe Tokion, transmeton portali arbresh.info
Paralajmërimin e tmerrshëm Koreja Veriore e ka lëshuar përmes një gazete shtetërore me titullin: “SHBA-të janë sponsori i terrorizmit në botë”.
Në artikull gjithashtu thuhet se CIA është ‘drejtuesi’ i këtij sulmi global në partneritet me spiunët nga Koreja e Jugut.
Koreja Veriore gjithashtu ka akuzuar Amerikën për përpjekjen e vrasjes së diktarorit Kim Jong-un, duke pretenduar se sulmi i supozuar kishte përforcuar vendosmërinë e atyre që jetonin në kombin mashtrues.
Artikulli i tmerrshëm përfundon duke paralajmëruar Amerikën, se Koreja e Veriut nuk do të ngurronte të fillonte një sulm parandalues për të mbrojtur veten./Arbresh.info
Vdekja e zyrtarit të FSK-së në ndërtimtari, Kica-Xhelili: As...
Amir Rrahmani asiston në ndeshje ndaj Interit
Luana Vjollca thekson belin e formësuar në imazhet e fundit
Flet trajneri që goditi garuesen 8-vjeçare pas humbjes: Jam ...
Vullneti tregon gabimin më të madh që ka bërë në shtëpi
Terrorizmi dhe krimet e rënda, SPAK do të “filtrojë” udhëtar...