80 për qind e fëmijëve kosovarë konsumojnë pije energjike

22:44 | 22 Maj 2017
M. A.

Afër 80 për qind e fëmijëve kosovarë konsumojnë pije energjike të llojeve të ndryshme.

Këto rezultate kanë dalë nga një hulumtim i kryer nga Iniciativa “Rritu Shnetshëm” e disa të rinjve, sipas të cilit, edhe prindërit pajtohen se këto pije janë të dëmshme, raporton KTV.

Shumica prej rreth 1 mijë prindërve të anketuar, kanë thënë se e dinë që këto pije janë të dëmshme, por që nuk mund t’i kontrollojnë fëmijët e tyre për të mos i blerë.

Këto të dhëna konsiderohen shqetësuese nga këta të rinj, të cilët kërkojnë që të nxirret një udhëzim administrativ, përmes të cilit ndalohet shitja e këtyre pijeve energjike për fëmijët nën moshën 18 vjeç dhe jo vetëm kaq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme