Ish-kryeministri polak fajëson Gjermaninë për krizën e refugjatëve në BE

22:18 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Ish kryeministri i Polonisë dhe udhëheqësi i partisë në pushtet, Jaroslaw Kaczynski ka thënë se kancelarja gjermane Angela Merkel ka fajet për fluksin e azilkërkuesve që kërkojnë strehim në BE, duke shtuar që shteti i saj do të duhet të bartë pasojat.

Kaczynski, i cili kryeson partinë e Euroskeptikëve Ligj dhe Drejtësi (PiS), përsëri shprehu keqardhjen e tij të fortë të skemës së BE-së për zhvendosje gjatë një interviste me televizionin TVP Info, transmeton portali arbresh.info.

“Ne nuk e kemi hapur Evropën për refugjatë, Zonja Merkel e ka bërë këtë. Dhe është Merkel e Gjermania ata që duhen të bartin pasojat, jo Polonia”, i ka thënë transmetuesit polak.

Ai përsëriti qëndrimin e tij të hënën, duke i thënë gazetës Codziennej se pranimi i një numri të madh të të huajve do ta detyronte Poloninë të ndryshojë kulturën e saj dhe të reduktojë rrënjësisht nivelin e sigurisë të vendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme