Milioneri algjerian do të sfidojë Le Pen, planifikon party me burka

21:45 | 22 Maj 2017
Trina Galanxhi

Një milionet algjerian i quajtur ‘Zorro i burkas’ është duke planifikuar që të mbajë një party në plazh me burka gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Rachid Nekkaz, një biznesmen algjerian dhe aktivist politik, ka rifilluar fushatën e tij pro-burkini gjatë stinës së verës, transmeton portali arbresh.info

Këtë herë, ai ka zgjedhur qytetin e Rivierës franceze të Kanës për “partinë e tij të stilit amerikan”. Veprimtaria më 26 maj do të përkojë me Festivalin e Filmit në Kanë, i cili zhvillohet në qytetin turistik.

Manjati pretendon se ia ka dërguar një burka edhe Marine Le Pen-it me ngjyrat e flamurit francez.

“Ndeja është planifikuar të zgjasë dy orë, aq sa zgjat edhe një film”, ka thënë Nekkaz për mediat lokale.

Qyteti i Kanës u bë vendi i parë që ndaloi veshjen e grave myslimane në plazh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme