Mustafa thotë se vetëm LDK mund të sjellë liberalizimin e vizave

20:38 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka takuar sot strukturat e kësaj partie në lagjën Kodra e Trimave.

Mustafa thotë se Kodra e Trimave në kryeqytet është mobilizuar për t’i dhënë fitoren LDK-së dhe partnerëve të saj.

Qeveria e ardhshme, e cila sipas tij, do të drejtohet nga Avdullah Hoti do të vazhdoj zhvillimin ekonomik dhe ç’kapjen përfundimtare sic thotë si nga e keqja.

“Qytetarët e kanë të qartë se liberalizimi i vizave mund të realizohet vetëm nga LDK-ja, që i ka dyert e hapura në BE dhe e cila i përmbushi kriteret, dhe jo nga ata që mashtrojnë për këtë temë, siç mashtruan për çështjen e bashkimit të tyre në kuadër të koalicionit të mesnatës. Ata do të japin llogari që sot kosovarët vazhdojnë të presin para Ambasadave”, ka shkruar Mustafa në ‘Facebbok’.

Postimi i plotë i Mustafës:

Kodra e Trimave në kryeqytet është mobilizuar për t’i dhënë fitoren e radhës Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partnerëve të saj.

Gjatë takimit me anëtarët e Kryesisë, kryetarët e nëndegëve dhe drejtuesit e Forumit të Gruas dhe të Rinisë të degës së I-rë në Prishtinë, e pash se fitorja është e sigurt dhe se Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Hoti i mbetet që ta vazhdojë zhvillimin ekonomik, ç’kapjen përfundimtare të shtetit nga e keqja dhe integrimin e Kosovës në BE.

Qytetarët e kanë të qartë se liberalizimi i vizave mund të realizohet vetëm nga LDK-ja, që i ka dyert e hapura në BE dhe e cila i përmbushi kriteret, dhe jo nga ata që mashtrojnë për këtë temë, siç mashtruan për çështjen e bashkimit të tyre në kuadër të koalicionit të mesnatës. Ata do të japin llogari që sot kosovarët vazhdojnë të presin para Ambasadave!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme