Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj–Bujupi, ka thënë se ish-shefi i saj, Ramush Haradinaj i është bashkuar konceptit të klanit Pronto, prej se ka lidhur koalicion me PDK-në.
Në një intervistë me RTV Dukagjinin, Kadaj-Bujupi ka thënë se “është problem koncepti politik në të cilin ai është duke garuar”.“Mendoj se është tepër problem koncepti politik në të cilin ai garon. Në një qeverisje eventuale me PDK-në, flasim për një koncept të klanit Pronto, një koncept që ka bërë shumë dëme. Ky nuk ka qenë një bashkim për koncept politik”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
“Së pari dua të them se dy subjektet e mëdha nuk kanë nominuar kandidatë për kryeministra. Kisha me thanë që këto janë dy figura anësore, sepse ky mos nominimi i kryetarëve të dy partive të mëdha. Për shembull, Hoti asnjëherë nuk ka marrë përkrahje nga strukturat, dhe nuk do të merret seriozisht as nga vet LDK-ja. Edhe LDK dhe PDK janë dorëzuar, ky është dorëzim, sepse nuk janë të nominuar dy kryetarët e partive të mëdha”, ka thënë ajo.Kadaj-Bujupi është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes.
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...