Haradinaj tregon pse bëri koalicion me PDK-në

18:36 | 22 Maj 2017
M. A.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimin për koalicion parazgjedhor me PDK-në e ka bërë jo për ta ruajtur nderin e tij, por për hir të vendit. Ai ka thënë se nuk ka rëndësi sa do t’i kushtoj ky vendim, rëndësi sipas tij, është qe ky koalicion mi sjellë të mira Kosovë.

“Asnjë vendim nuk e kam marrë me rujte nderin tim. Nuk kam fjalë unë, nëse nuk ka atdheu. çdo vendim sa me kushton mu nëse i del mirë Kosovës. Unë s’kam fjalë e besë për popullin tim”, ka thënë Haradinaj gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Gjilanit.

Tutje, Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e tij punët do të kryhen shpejt.

“Nëse punojmë dhe të gjithë jemi dëshmitar se dinamikat tona kanë më ecë përpara. Nuk e kem luksin më u bërë kishe po punojmë. Nëse punojmë si duhet shpejt vijmë tek investimet dhe të integrimet “, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme