Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot në organizim të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, realizoi një takim me delegacionin e oficerëve të lartë dhe civilëve nga Kolegji Mbretëror për Studime të Mbrojtjes nga Londra, të paraprirë nga Nikollas Evans.
Kolegji është një nga kolegjet më të respektuar në botë për studime të mbrojtjes, ndërsa si pjesë e studimeve, delegatët kanë detyrë të shqyrtojnë rajone të caktuara në botë. Përveç oficerëve nga Mbretëria e Bashkuar, në përbërje të tij janë edhe oficerë nga më shumë rajone të botës – nga Evropa, Zelanda e Re, Lindja e Mesme, Meksika, Afrika dhe Japonia. Gjatë vizitave, theks të veçantë vënë mbi këmbimin e mendimeve dhe këndvështrimeve për çështje aktuale të natyrës politike, si edhe për çështje strategjike të karakterit të mbrojtjes dhe sigurisë.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u falënderua sinqerisht për urimet për zgjedhjen për Kryetar të Kuvendit dhe tha se për të është kënaqësi e veçantë dhe sfidë që ta ushtrojë këtë funksion të lartë shtetëror si kryetar i të gjithë deputetëve në Kuvend dhe me anë të kësaj, i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Informoi për punën rrjedhëse dhe të ardhshme të Kuvendit në lidhje me zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe formimin e trupave punues të Kuvendit, ndryshimet në Kodin zgjedhor në kontekst të zgjedhjeve lokale në vjeshtë dhe në përgjithësi, vënien në funksion të institucioneve demokratike të shtetit, pas ngecjes së shkaktuar nga kriza politike.
Anëtarët e delegacionit interesoheshin për më shumë çështje, si të aspektit të brendshëm-politik, ashtu edhe të kontekstit ndërkombëtar, me ç’rast bashkëbiseduesit këmbyen mendime për: sfidat e ardhshme të Kuvendit të ri, për rolin e Kuvendit si korrektues i pushtetit ekzekutiv, për integrimin evropian dhe euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë, çështjen e kontestit me emrin, për sjelljen, ndjeshmërinë dhe pritjet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ndaj Bashkimit Evropian si entitet i dëshiruar, si edhe për ndikimet e ndryshme ndërkombëtare në kontekst të integrimit të shteteve ballkanike në NATO./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...