Google ADS

Çfarë thoshte Ibrahim Rugova për Ramush Haradinajn (VIDEO)

18:13 | 22 Maj 2017
M. A.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj i nominuar si kandidat për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-NISMA, ishte vlerësuar shumë edhe nga Presidenti i ndjerë që kishte themeluar dhe drejtuar LDK’në, Ibrahim Rugova.

Haradinaj, në vitin 2004, 100 ditë pasi kishte marrë postin e shefit të ekzekutivit, pas koalicionit LDK-AAK, kishte dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryeministrit për tu përballur me akuzat në Tribunalin e Hagës.

E ky gjet ishte vlerësuar lartë nga presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, që edhe drejtonte LDK’në.

Rugova thoshte në atë kohë se Haradinaj është një figurë e shquar në luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ramush Haradinaj garon më 11 qershor si kandidat i kolacionit PDK-AAK-NISMA për Kryeministër, përballë Avdullah Hotit i nomunuar nga koalicioni LDK-AKR dhe Albin Kurtit nga ‘Vetëvendosje’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme