Google ADS

Zaev: Po përpiqemi për një qeveri cilësore, nuk shpejtojmë

17:08 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Pas takimit me Ziadin Selën, Zoran Zaev para medias tha se janë duke rrjedhur bisedimet me të gjitha partitë politike dhe së shpejti do të ketë qeveri të re,

‘Shpresoj se do t’i rrumbullaksojmë parimet e rëndësishme, në atë që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, të vendit tonë të përbashkët. Më vjen mirë që në këtë pjesë, punët shkojnë në drejtim pozitiv. Besoj se sot, nesër do të fillojmë të bisedojmë edhe për digasterët, emrat dhe që të mundemi përmes jush t’i informojmë qytetarët’, tha Zaev ndër të tjera, njofton Telegrafi Maqedoni

Ai më tej shtoi se gëzohet që Sela është shëndoshë e mirë që të mund të hyjmë në bisedime me Aleancën për Shqiptarët.

Në pyetjen e gazetarëve se kur mund të pritet qeveria e re, Zaev tha se do të donte që nesër. Zaev, më tej tha se është duke bërë përpjekje, mirëpo më e rëndësishme sipas tij është qeveria cilësore, që të jetë në interes të qytetarëve dhe thelbësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme