Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në fshatin Kaçanik i Vjetër si pasojë e një aksidenti ka vdekur një vajzë 17-vjeçare.
Sipas policisë deri te aksidenti ka ardhur pasi njëra veturë nuk është përshtatur me shpejtësinë dhe ka dalur nga rruga, meqë rast është përplasur në një lis dhe gurë.
“Sot rreth orës 12:50 minuta, na fshatin Kaçanik i Vjetër, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë 17 vjeçarja, (F.T.) nga fshati Begracë. Rasti ka ndodhur në rrugën lokale, Kaçanik i Vjetër – Begracë. Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, ngasësi i veturës me targa lokale, (F.H. 19 vjeç), si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, vetura del nga rruga dhe përplaset në një lis dhe në gurë”, thuhet në komunikatën e Policisë.
“Nga përplasja, (F.T.) merr lëndime vdekje prurëse. Pas trajtimit në Shërbimin Urgjent të Spitalit të Ferizajt, ngasësi (i dyshuari), me urdhër të Prokurorit, dërgohet ne mbajtje 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti i referohet Gjykatës.”, bëhet e ditur nga Policia e rajonit të Ferizajt.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...