Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër, njëherësh ministri i Financave, Avdullah Hoti ka udhëtuar sot për në Bruksel ku do të takohet me Presidentin e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul dhe me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.
Temë e bisedave me kryetarin Daull do të jetë procesi i integrimit të Kosovës në familjen evropiane, shpejtimi i liberalizimit të vizave dhe nxitja e përkrahjes së Parlamentit Evropian për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës, transmeton arbresh.info.
Kandidati për kryeministër do të kërkojë përkrahjen e PPE-së dhe partive simotra për të jetësuar programin qeverisës të Hotit për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në BE.
PPE është grupi më i madh në Parlamentin e Bashkimit Evropian që ka dhënë përkrahje të fuqishme për Kosovën.
Gjatë qëndrimit në Bruksel Hoti do të ketë takime edhe në Komisionin Evropian, ku do të raportojë në cilësinë e Koordinatorit nacional për reforma në ekonomi. Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe ministrat e financave nga vendet e rajonit./Arbresh.info.
Begaj viziton arbëreshët e Italisë: Do të mbetet një kujtim ...
Ancelotti tregon haptas se a do të bëjë Real Madridi ndonjë ...
“Trepça” dërgon padi ndaj një ish-punëtori, thot...
Vrasja e kreut të Hamasit, reagon Hezbollahu: Do ta përshkal...
Ursula von der Leyen javën tjetër në Kosovë
Mucunski-Drexel: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në p...