Isufi: Me Ramushin kryeministër puna nis në ora 7:00

13:38 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër ka shumë gjasë që vendimin e parë që do ta marrë të jetë që puna në administratë publike të filloi nga ora 7 e mëngjesit.

Kështu e ri-konfirmon nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, për Gazetën Fjala, atë që e kishte thënë në vitin 2012.

Sipas tij në 100 ditshin e Qeverisë së Haradinajt në atë kohë ka pasur angazhim të jashtëzakonshëm edhe jashtë orarit të punës duke pasur parasysh intensitetin e zhvillimeve që kanë ndodhë.

“Prandaj unë kam të njëjtin mendim se zoti Haradinaj do të jetë i përpiktë dhe po ashtu do të ketë disiplinë në punën e tij në mënyrë që të gjithë të ndihemi mirë se punojmë për shtetin tonë”, ka thënë Isufi.

Ai thotë se Haradinaj i jep rëndësi të madhe punës në jetën e tijë dhe për këtë kujton kohën kur kanë punuar bashkë. “Zoti Haradinaj gjithmonë zgjohet herët dhe kur ka qenë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës kur kem bashkëpunu me të por edhe në Qeveri. Është njeri që më shumë i jep rëndësi punës dhe normalisht tërë kohën e ka punë”, thotë Isufi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme