Google ADS

Ministrat e BDI-së vijnë në Kuvend, nuk tregojnë arsyen

13:27 | 22 Maj 2017
arbresh.info

Përveç deputetëve dhe koordinatorëve të grupeve parlamentare, në Kuvend kanë arritur edhe dy ministrat e BDI-së, ai i drejtësisë Valdet Xhaferi dhe ministri i ambientit Bashkim Ahmeti.

Që të dy ju ikën gazetarëve dhe nuk u përgjigjën përse kanë ardhur në Kuvend dhe kush i ka ftuar. Jozyrtarisht deputetët po diskutojnë për ndryshimet në Kodin zgjedhorë dhe ligjin e pushtetit lokal me qëllim të zgjatjes së mandatit të kryetarëve të komunave, shkruan almakos.

Por deputetët as nuk konfirmojnë dhe as nuk demantojnë këto informata. Disa prej tyre vetëm kanë pranuar se ka mbledhje koordinuese me Talat Xhaferin, por pa dhënë hollësi për rendin e ditës të mbledhjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme